Po vazhdojnë gjobat për qytetarët që nuk po i respektojnë masat anticovid.
Përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga ana e policisë janë shqiptuar 2 mijë e 48 tiketat në bazë të ligjit Covid-19, për mosrespektim të këtyre masave.
Kështu bëhet e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.
Përndryshe, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të vdekjes dhe 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 14.501.