Me urdhër të kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, Policia e Kosovës, ka ndaluar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që ta vizitojë fshatin Banjë të Skenderajt, raporton “Zeri.info”.
Në një prononcim për “Zeri.info”, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë shkurt se, Policia është institucion i zbatimit të ligjit dhe si e tillë, është e obliguar që të zbatojë vendimet e institucioneve.
“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe të gjitha veprimet e saja do ti ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe vendimit të institucioneve shtetërore të Kosovës, që ka të bëjë me vizitën e presidentit të Serbisë, për në rajonin e Drenicës”, ka deklaruar Kelani për “Zërin”.