Policia e Kosovës është deklaruar për Indeksonline pas tentim grabitjes së armatosur te Liqeni i Badovcit.
Në njoftimin e tyre thuhet se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të automjetit që po kryente transportin e parave.
Kështu si pasojë dy persona kanë mbetur të plagosur të cilët po trajtohen në QKUK
“Rreth ores 16:45 policia ka marre informaten per nje tentim grabitje te armatosur ne rrugen maxhistrale Prishtine -Gjilan .
Menjehere pas informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndermarrjen e veprimeve te nevojshme policore.
Bzuar ne informacionet e para jane ngritur dyshimet se persona te dyshuar ne rrethana qe aktualisht po trajtohen nga policia kane shtene me arme zjarri ne drejtim te automjetit qe po kryente transportin e parave.
Per pasoje dy persona pjese e kompanise qe po kryente transportin jane plagosur dhe te njejtit jane derguar ne QKUK per trajtim mjekesor.
Te dyshuarit nuk kane arritur te kryejn grabitjen por si e tille ka mbetur ne tentative, dhe te njejtit kane ikur nga vendi I ngjarjes.
Policia ka filluar nje hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojne ngjarjen me qellim zbardhjen e tyre dhe identifikimin e te implikuarve”.
Indeksonline ka siguruar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.