Gjatë ditës së djeshme ka vdekur ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu. Rasti në polici është hapur si vdekje e dyshimtë, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Sipas policisë, doktor Hajrullahu ishte sjellë në spital pa shenja jete.
Njoftimi i plotë i policisë:
VDEKJE E DYSHUAR/
Gjilan, 22.06.2021-19:30.
Raportohet se viktima mashkull kosovar është sjell pa shenja jete në spitalin e Gjilanit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në obduksion.