Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka bërë thirrje për qytetarët e Kosovës që të respektojnë të gjithë rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSH-së, njofton Plustv.
Ai në një konferencë për media dje deklaroi se do të shtohet numri i kontrolleve nga policia në lokale të vendit.
“Numri i qytetarëve që dalin ditëve të fundit është në rritje dhe i pakontrolluar, qoftë në kafiteri, restorante apo vende të tjera.
“Por duhet që secili nga ne të bëjë një kontribut shtesë që të shtohet kujdesi dhe besoj që bashkërisht do të arrijmë që të mposhtim influencën apo ndikimin e këtij virusi”.
“Policia e Kosovës në bashkëpunim me Inspektoratet do t’i shtojë kontrollet e sidomos në lokale, që të ndikojmë sa më shumë që ky virus të shkojë drejtë fundit e që shumë shpejtë në Kosovës të mos jetë fare prezent ky virus”.
“Por kjo do të arrihet vetëm në bashkëpunim me qytetarët, të cilët jam i bindur se do të ndihmojnë institucionet dhe vetveten”, ka thënë Qalaj.