Dje në Gjilan ka ndodhur një aksidentet komunikacioni, ku si pasojë e plagëve të marruara, një person ka humbur jetën, ndërsa 23 persona tjerë kanë marrë lëndime, të cilët janë duke u trajtuar në QKUK dhe në Spitalin Regjional të Gjilanit.
Aksidenti ka ndodhur, kur një kamion ka goditur disa këmbësorë dhe 10 vetura.
Ismet Hashani, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit, tha se Policia është lajmëruar se diku pas orës 14:00 ka ndodhur një aksident i rëndë.
Hashani: Për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin
“Menjëherë kemi filluar hetimet rreth rastit. Nga hetimet e parë, në vendin e ngjarjes, dyshohet se një kamion transportues, të gjitha hetimet po tregojnë se për shkaqe teknike, vozitësi e ka humbur kontrollin ndaj automjetit, të cilin e ka drejtuar, një kamion transportues dhe është futur në drejtim të qendrës së qytetit të Gjilanit, ku në mënyrë zinxhirore i ka godit, fillimisht dy këmbësorë, pastaj 10 vetura dhe një traktor. Dëmet materiale janë të konsiderueshme, pro më e keqja është se një person, edhe për kundër ndihmës dhe për kundër përpjekjeve që kanë bë mjekët e Gjilanit, ai ka humbur jetën”, tha Hashani.
Ai tregoi e Prokuroria e Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, i ka ndal dy persona, njëri është vozitësi i automjetit dhe tjetri ishte bashkudhëtari i tij. Ai po ashtu tha se policia është duke marrë informata nga ta, për të mësuar të vërteten e aksidentit.