Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se Policia e Kosovës, në Gjilan, përmes rrugëve operative ka pranuar një informatë se një person i dyshuar, në shtëpinë e tij të pabanuar dyshon se ka fshehur diçka.
“Njësitet antidrogë, që veprojnë nga shtabi qendror kanë kontrolluar vendin e dyshuar dhe gjatë kontrollit kanë gjetur një kavanoz me substancë narkotike”, ka thënë zëdhënësi Hashani.
Ai tha se pas testit fushor substanca e dyshuar ka rezultuar e llojit marihuanë, me peshë 355.7 gram. i dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës i njohur për policinë, është në kërkim.