Sot në kuadër të aksionit për dhurim vullnetar të gjakut, është organizuar nga qendra Kombëtare për transfuzion të gjakut, në Gjilan
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka treguar se kësaj thirrje i janë përgjigjur një numër i madhë i pjestarëve të Policisë por edhe stafi civil, për të dhuruar gjakë.
Komunikata e plotë:
Dhuro Gjak shpëto jetë”Sot me 16 shtor 2020, Policia e Kosovës në kuadër të Aksionit , dhurim vullnetar i gjakut organizuar nga qendra Kombëtare për transfuzion të gjakut, në Gjilan ”Dhuro Gjak, shpëto jetë”, si zakonisht i janë përgjigj një numër i konsiderueshëm i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe stafit civil .
Policia e Kosovës edhe për kundër angazhimeve dhe detyrave me orar të zgjatur duke ditur rendësin e dhurimit të gjakut pa hezitim menjëherë i janë përgjigje këtij aksioni duke qenë të përkushtuar që në çdo situatë ti mbështesin të gjitha aksionet dhe nismat që kanë për qëllim ndihmën në të gjitha format për qytetarët e sajë./RadioStar/