Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme për rritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit tek të rinjtë, zyrtarë nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, kanë zhvilluar një ligjëratë vetëdijesuese me nxënës të një shkolle të mesme në qytetin e Gjilanit.
Temat që u trajtuan gjatë këtij aktiviteti ishin: pasojat nga përdorimi i substancave narkotike, bullizmi, dhuna psikologjike dhe fizike si dhe përdorimi i papërshtatshëm i internetit.
Gjatë bashkëbisedimit me nxënësit u theksua rëndësia dhe roli që luajnë mësimdhënësit, stafi arsimor dhe partneriteti në mes të rinjve dhe policisë në identifikimin, parandalimin dhe raportimin e dukurive negative në ndërtimin e një mjedisi të sigurt për të gjithë.
Ky aktivitet është pjesë e iniciativave të vazhdueshme të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, që në bashkëpunim me të rinjtë të krijojë një ambient të sigurt dhe të qetë për të gjithë.










