Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka shpallur në kërkim disa persona të dyshuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe ka publikuar fotografitë e tyre, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin, lokalizimin dhe arrestimin e tyre.
Sipas njoftimit zyrtar, veprimet po zhvillohen në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan, ndërsa njësitet hetimore janë duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e rastit dhe kapjen e personave të dyshuar.
Policia u bën thirrje qytetarëve që, nëse kanë informacione lidhur me identitetin apo vendndodhjen e personave të paraqitur në fotografi, t’i raportojnë ato përmes numrit emergjent 192, numrit pa pagesë 0800 19999 ose përmes adresës elektronike të Policisë së Kosovës. Të gjitha informacionet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë.



