Policia e Kosovës ka bërë thirrje ndaj qytetarëve që të kenë kujdes në internet, konkretisht ndaj phishing-ut.
Në thirrje thuhet se qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm ndaj mesazheve dhe email-eve të dyshimta që mund të përmbajnë lidhje mashtruese.
“Mos hapni dhe mos ndani të dhëna personale me burime të panjohura, pasi mund të bëheni viktimë e sulmeve kibernetike”, thuhet në njoftim.
Ndërkaq, në rast dyshimi, kontaktoni Policinë e Kosovës në numrin 192 për mbështetje dhe verifikim.
Phishing nënkupton mashtrim përmes platformave online, ku një person apo grup përpiqet të vjedhë informacion të ndjeshëm, si fjalëkalime, numra kartash krediti, ose të dhëna personale, duke përdorur mesazhe apo faqe interneti të rreme që duken të besueshme.
Së fundmi në Kosovë po ndodh phishing përmes kartelave bankare./teve1.info/