Nga Policia e Kosovës janë dhënë detaje shtesë lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.
Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar njëri nga shoferët i cili tashmë është dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot në ora 15:25, në autostradën ‘Arbën Xhaferi’ në KM 56, drejtimi Hani Elezit-Prishtinë është shkaktuar një aksident trafiku me lëndime dhe dëme materiale, të përfshirë në aksident janë një automjet dhe një kamion, meqë rast përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka marrë shoferi I automjetit. Deri në këtë fazë ekipet relevante emergjente kanë dalë në vendin e aksidentit, i lënduari është përcjell për trajtim mjekësorë, ndërsa njësia për kontroll dhe menaxhim të trafiku në autostradë po merret me procedurat tjera në vendin e ngjarjes”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës Daut Hoxha për lajmi.net.
Nga Policia e Kosovës është apeluar që pjesëmarrësit në trafik në veçanti drejtuesit e automjeteve që gjatë vozitjes të shtojnë vigjilencën e tyre dhe ngasjen e automjetit ta përshtatin me kushtet e rrugës duke respektuar në plotëni edhe rregullat që dalin nga ligji trafikut si për kufizimin e shpejtësisë dhe mbajtjen e distancës në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla, e që shpesh përfundojnë me humbje të jetëve.