Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin serb S.N., pasi i njëjti dyshohet se ia ka vjedhur 3 mijë euro bashkëfshatarit të tij, viktimës M.K., serb.
Sipas njoftimit,viktima M.K, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij në fshatin Kostandincë të Dardanës, ndërsa policia sot ka arritur që ta identifikoj të dyshuarin ku në shtëpinë e tij i janë gjetur paratë e më pas iu kanë kthyer pronarit.
“Tek i dyshuari është konfiskuar edhe një pushkë gjysmë automatike pa fishekë. I dyshimti fillimisht është arrestuar nga policia e Kosovës dhe është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Prokurori i shtetit është njoftuar lidhur me rastin, dhe i njëjti ka urdhëruar se ndaj të dyshimtit të ngritët kallxim penal “Vjedhje” dhe “armë mbajtje pa leje”, rasti procedohet në PTh.”, thuhet në njoftimin e policisë.