Policia e Kosovës ka dërguar sms në numrat telefonik të qytetarëve të Kosovës duke bërë apel që telefonët të mos përdoren gjatë vozitjes.
Në mesazhin e tyre dërguar te qytetarët thuhet:
APEL NGA POLICIA!Respekto kufizimin e shpejtësisë!Përqendrohu në ngasje, jo në telefon!Vendose rripin e sigurisë!Vozit me kujdes,mos shpejto,familja ju pret”.
Kujtojmë se javën e fundit kanë humbur jetën katër persona, kurse dhjetëra të tjerë janë lënduar.