Policia e Kosovës ka dalur me një raport lidhur me situatën e krijuar në Mitrovicën e Veriut, ku u raportua se ka polic dhe qytetarë të plagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Policia e Kosovës ka njoftuar se nuk ka ende ndonjë informacion për një gjë të tillë, ndërsa ka bërë thirrje të ruhet qetësia dhe të mos krijohet panik nga qytetarët.
Ndër të tjera, Policia bën të ditur se rrugët në disa lokacione mbesin të bllokuara në veri të vendit, ku si pasojë është shkaktuar një pamundësi kalimi për automjetet.
Rrugët e bllokuara në Veri të Mitrovicës, janë në drejtim të dy pikë kalimeve kufitare Jarinje dhe Bernjak.