Policia e Kosovës ka përfunduar planifikimet operacionale për ofrimin e sigurisë gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025. Përmes një urdhri operativ, janë paraparë katër faza të angazhimit policor, nga periudha parazgjedhore e deri në përfundimin e procesit zgjedhor.
Një numër i mjaftueshëm zyrtarësh policorë nga njësite të ndryshme do të angazhohen për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, ruajtjen e Qendrave të Votimit dhe materialit sensitiv zgjedhor. Po ashtu, janë caktuar koordinatorë për bashkëpunim me KQZ-në dhe institucionet e tjera përkatëse.
Policia iu bën thirrje qytetarëve dhe subjekteve zgjedhore që të raportojnë çdo parregullsi përmes numrit 192, adresës elektronike https://www.kosovopolice.com/ apo në stacionet më të afërta policore.
Policia e Kosovës garanton profesionalizëm, integritet dhe llogaridhënie në këtë proces.