Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës , Njësiti patrullues nga stacioni policor Dardanë (Kamenicë) me 09 shkurt 2022, në një pikë kontrolli në fshatin Novoselë, përderisa e ndaloi një automjet me targa vendore për kontrollë rutinë, gjatë kontrollit të vozitësit dhe të pasagjerit, policia te pasagjeri në brezin e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë cal 7.65 mm pa fishekë .
Në lidhje me këtë rast i dyshimit H. H. i lindur në vitin 1982 është shoqëruar në stacioni policor ne Dardanë , ku i njëjti është intervistuar.
Për rastin është informuar prokurori i shtetit i cili urdhëroi që të iniciohet kallëzim penal për rastin “Mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt në gjykatë.