Në rrjete sociale janë shpërndarë disa fotografi të një personi të dyshimtë.
Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, ka dhënë detaje të hollësishme në lidhje me personin që ka tmerruar qytetarët e Malishevës dhe Prizrenit.
Ajo ka thënë se personi në fjalë është femër e quajtur (inicialet) Z.S., e komunitetit rom nga Podujevës.
“Më datë 23/05/2019 rreth orës 19:25 ,Patrulla e S.P.Malishevë ka bërë identifikimin e personit te quajtur Z. S, femër / rome/ kosovare nga Podujeva dhe të njëjtën e ka shoqëruar në S.P-Malishevë”, ka thënë Podrimaj.
Ajo ishte e riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011 dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj.
“E njëjta është pyetur rreth identitetit dhe nuk është përgjigjur ne gjuhet zyrtare te shtetit te Kosovës, por ka komunikuar vetëm në gjuhën Gjermane. Sipas verifikimeve në bazën e të dhēnave të Policisë ēshtë kuptuar që e njëjta është riatdhesuar nga Belgjika në Kosovë në vitin 2011, dhe është trajtuar nga punëtoret e mirëqenies sociale në Podujevë, Prizren etj, mirëpo e njëjta nuk qëndron në qendrat qe e akomodojnë punëtoret e mirëqenies sociale si dhe ka qenë në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj-Vranidoll”, ka thënë mes tjerash zëdhënësja e policisë.
Lidhur me këtë çështje, thotë Podrimaj, është kontaktuar Stacioni Policor Podujevë , sipas tyre e njëjta ishte e njohur për ta por nuk ishte person në kërkim policor.
“Pas verifikimit të identitetit dhe meqenëse e njëjta nuk dyshohet për ndonjë aktivitet kriminal është lënë e lirë”, deklaroi ajo.
“Më datë 28.05.2019 përderisa e njëjta ka qenë duke qëndruar në stacionin e autobusëve në Malishevë është fotografuar nga disa të rijnë ( nxënës të shkollave të mesme) të cilët më pas këto fotografi me imazhin e saj i kanë postuar në rrjete sociale me qëllim humori dhe tallje duke shkruar ,,Runu ejjj Rrezik neper shtepia”, theksoi Podrimaj.