Aksident i rëndë në Gjilan – Përfshihen dy vetura dhe një motoçikletë
Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të Gjilanit, ku janë përfshirë dy vetura dhe një motoçikletë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Ai ka thënë se vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit, kurse personat tjerë të përfshirë në aksident nuk kanë marrë lëndime të rënda.
Ai ka thënë se Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin.
“Po ka ndodhur një aksident në mes dy veturave dhe një motoçiklete. Vozitësi i motoçikletës është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjilanit. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po e heton rastin”, ka thënë Hashani.