Policia e Kosovës ka larguar sot një billboard serb të vendosur në një kodër te Kroi i Vitakut.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Elshani tha se derisa Policia ishte duke bërë sigurimin në lagjen Kroi i Vitakut, për shkak të vizitës së ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, është larguar edhe billbordi që ishte i vendosur në kodër.
“Sot Policia e Kosovës ka bërë sigurimin në Lagjen Kroi i Vitakut derisa në vizit ishte Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministri i Pushtetit Lokal. Gjatë kësaj kohe është largu edhe billbordi që ishte në kodër aty në afërsi”, tha ai.