Policia e Kosovës mbështet aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” dhe ofron siguri të plotë për të gjithë akterët e përfshirë në këtë aktivitet të rëndësishëm.
Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit, vlerson se ky aksion për pastrimin e ambientin që na rrethon të gjithëve është mjaft i rëndësishëm dhe ofron mbështetje për të gjithë qytetarët, subjektet tjera dhe institucionet e vendit në aspektin e sigurisë dhe qarkullimit pa pengesa gjatë realizimit të këtij aksioni.
Me fillimin e aktiviteteve që nga dita e nesërme në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” ku përveç institucioneve dhe agjencioneve shtetrore, pritet të angazhohet edhe një numër i madh qytetarësh vullnetarë, si dhe nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, ku nga Policia e Kosovës kerkohet që të angazhoj zyrtarë policorë për ofrimin e sigurisë edhe të këtyre vullnetarëve, sidomos gjatë pastrimit të brezit të rrugës ku kemi qarkullim të vazhdueshëm, janë ndërmarr veprime të nevojshme operacionale pë mbështetjen e këtyre aktiviteteve në aspektin e sigurisë dhe garantimit të qarkullimit të lirë dhe pa pengesa.
Policia e Kosovës në nivel të drejtorive rajonale do të angazhoj patrulla/njësi për përcjelljen e makinerive të rënda dhe automjeteve transportuese sipas kërkesave nga kompetentët, nga një deponi në tjetrën apo nga një qytet në tjetrin sipas nevojës
.Gjithashtu, duke mbështetur fuqishëm aksionin për një ambient më të pastër dhe e gatshme për ofrimin e kapaciteteve të saj në mbarvajtjen e këtij aksioni, Policia e Kosovës inkurajon të gjithë që pastrimi dhe ruajtja e ambientit të mbetet prioritet në vazhdimësi, pasi që është edhe obligim ligjor i secilit nga ne.