Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të luftimit të kontrabandës me mallra.
Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, operacioni po zhvillohet bazuar në një urdhëresë të lëshuar nga gjykata.
Në këtë aksion, Policia e Kosovës është duke bashkëpunuar me Doganën e Kosovës, Administratën Tatimore të Kosovës dhe institucionet e tjera relevante.










