Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka konfirmuar për Kohënse pas kërkesës nga ana e serbëve që atyre tu lejohet një vizitë e tille, është marrë vendim që atyre tu ndalohet vizita.
“Alpinistë nga Serbia kanë bërë kërkesë që t’u lejohet vizita në Malet e Sharrit, por është marr një vendim që kjo vizitë t’u ndalohet” ka thënë Veseli.
Ndërkohë mediat serbe raportojnë se alpinistë nga Serbia dhe veriu i Mitrovicës kanë arritur mëngjesin e sotëm në Kosovë, por janë ndaluar në Shtërpcë nga Policia e Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Alpinizimit në Serbi, Rade Knezevic për RadioKim ka thënë se ata mbrëmë e kanë kuptuar për këtë ndalesë.
“Kjo është një ngjitje tradicionale, por mbrëmë rreth orës 1 të natës komandati i stacionit policor Dragan Ivanovic, na tha se ka marrë urdhër që ne nuk duhet të lëvizim nga objekti I hotelit. Nuk kemi kurrfarë shpjegimi tjetër. Asnjëherë nuk kemi pas probleme, ne më parë kemi takuar alpinistë shqiptarë nga Ferzaji” ka thënë ai.