Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë andaj mos përdor thuaj jo alkoolit, para dhe gjatë ngasjes së automjetit:
• Alkooli ulë përqendrimin dhe reflekset, duke rritur rrezikun e aksidenteve fatale!
• Mos e rreziko jetën tënde dhe të tjerëve!
• Alkooli dhe timoni nuk shkojnë bashkë!
• Alkooli zvogëlon aftësinë për të reaguar shpejt. Në timon, edhe sekondat bëjnë diferencën!
• Ngasja nën ndikimin e alkoolit mund të marrë jetë!