Policia e Kosovës, njësitet policia në komunitet të stacionit policor të Gjilanit ,në vazhdën e aktiviteteve që dalin nga strategjia “Policia në Komunitet”, ka vazhduar me aktivitete të shumta.
Sot me 30 korrik 2021 është zhvilluar një aktivitet me shpërndarjen e fletëpalosjeve “Të respektojmë shumëllojshmërinë e shoqërisë tonë”, me qëllimin të parandalimit të “ekstremizmit dhe radikalizmit të dhunshëm”.
Ky aktivitet është realizuar në qytetin e Gjilanit ku shumë qytetar dhe kalimtar të rastit janë pajisur me fletëpalosje dhe gjatë komunikimit me ta i kemi dhënë detaje rreth këshillave që përmban fletëpalosja si dhe qëllimin dhe rëndësia për angazhimin e të gjithëve në identifikimin dhe parandalim të rasteve të mundshme që direkt mundë të kenë ndikim në rend dhe siguri.
Policia e Kosovës në vazhdimësi vepron në krijimin e një ambienti të qetë dhe prosperues për të gjithë.