Sot, nga ora 18:00, Policia e Kosovës në Gjilan do të mbajë konferencë për media lidhur me rastin tragjik ku mbetën të vrarë tre persona dhe një tjetër u plagos.
Autori i dyshuar tashmë është identifikuar dhe ndodhet në kërkim nga policia.
Për këtë arsye, është shpërndarë edhe fotografia e Mehfail Shkodrës, i dyshuari kryesor për ngjarjen./radiostargjilan/