Në vikend janë shqiptuar edhe dymbëdhjetë (12) gjoba kundërvajtëse dhe masa e përkohshme të ndalim drejtimit të mjeteve motorike për dymbëdhjetë (12) kundërvajtëse të cilët gjatë kontrollit janë hasur duke: drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, tejkalim në vijë të plotë, tejkalim i shpejtësisë së kufizuar të lëvizjes e kundërvajtje të tjera të parapara me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, uleni shpejtësinë, mos përdorini telefonin gjatë vozitjes, vendosni rripin e sigurimit, keni kujdes ndaj këmbësorëve, mos e neglizhoni sinjalistikën rrugore dhe semaforët. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. Ndihmoni në uljen e aksidenteve dhe ruajtjen e jetës!