Policia e Kosovës njësiti i policisë në Komunitet nga stacioni policor në Gjilan kanë mbajt ligjeratë me nxënës të klasave të VII, të shkollës fillore “Thimi Mitko” në Gjilan.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se tema e ligjëratës ka qenë: “Dukuritë Negative në Shoqëri-Bullizmi” .
“Ligjërata është përkrahur edhe nga drejtoria e kësaj shkolle dhe psikologe-ja e shkollës e cila ka qene e pranishme edhe gjatë ligjërimit”, ka thënë ai.
Sipas Hashanit, poashtu nga ana e nxënësve ka pasur interesim të jashtëzakonshëm, të cilët gjatë gjithë kohës ishin aktiv dhe kanë parashtruar edhe pyetje të shumta.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar për ambient të qetë dhe prosperues për të gjithë qytetarët”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Ismet Hashani.