Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet dhe ato të trafikut Rajonal në Gjilan në gjithë zonën e përgjegjësisë kanë filluar implementimin e Projektit “Targat” .
Policia e Kosovës , njësitet e Trafikut Rajonal dhe njësitet Policisë në Komunitet kanë dalë në teren dhe kanë biseduar me qytetar në lokacione të ndryshme ku përdoren targat e regjistrimit të lëshuara nga Serbia.
Qytetarët janë informuar saktë nga ana e oficerëve policor për mënyrën e vendosjes së Stikersave në targat e regjistrimit.
Bazuar në raportimin e aktiviteteve në projektin “Targat” të datës 05.10.2021
janë bërë shtatë (7 ) vizita në lokacione të ndryshme në shtat Komunat e DRP-së Gjilan .
Gjithsej janë kontaktuar tridhjetë e shtatë (37) persona të cilët kanë premtuar se do të veprojnë në bazë të vendimit të qeverisë dhe do të informojnë edhe persona të tjerë për të vepruar në harmoni me vendimin e qeverisë së Kosovës për targat e automjeteve.
Policia e Kosovës në çdo kohë është e gatshme të japë informata të nevojshme të gjithë qytetarëve lidhur me këtë qështje, në mënyrë që vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës të implemetohet saktë si e parasheh ligji në fuqi.