Policia e Kosovës me 28 shkurt 2017 ka pas një takim me drejtorin e arsimit ne Gjilan, KFOR in Amerikan, si dhe përfaqësues te ICITAP-it.
Takimi u realizua ne lokalet e drejtoratit të arsimit ne Gjilan, ku Drejtori i Arsimit Shqipe Kastrati ka lavdëruar policin e Kosovës për bashkëpunimin korrekt dhe punën që po bënë PK-ja për krijimin e një ambienti të sigurt rreth shkollave ku numri i incidenteveështë nëramje dhe dukshëm ma i vogël se në të kaluarën.
RreshtereSadeteSadiku nga Policia e Kosovës është zotuar se këtë vit do te shtohen aktivitetet ne drejtim te bashkëpunimit me drejtoret e shkollave,po ashtu strategjia “Policia ne Bashkësi” do të jetë në fokus tê implementimit, dhe objektiv policore do të jetë“Krijimit i sigurisë nëpër shkolla tëtë gjitha niveleve”dhe i krijimit te afrisë dhe rritja e besueshmërisë se punëve policore ne ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike.
Fare në fund pjesëtaret e KFOR-it Amerikanë kane shpërndara mirënjohje për Policin e Kosovës në shenje falënderimi për bashkëpunim nga ana e policisë së Kosovës, për kontributin që po japin në ruajtjen e rendit dhe krijimin e një ambienti të sigurte për të gjithë.