Policia e Kosovës, njësitet me biçikleta për brenda qytetit të Gjilanit kanë ndërmarr masat adekuate duke lokalizuar kundërvajtësit si dhe shqiptimin e gjobave në bazë të ligjit.
Gjatë ditës së sotëme 22 korrik 2021 në kuadër të planit “Siguria në trafik” është vepruar kryesishtë në identifikimin e kundërvajtëje për parkime në vendë të ndaluar, nëpër trotuare dhe në hapësira tjera ku pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve, parkimet e ndaluara para objekteve vitale dhe kundërvajtëje tjera.
Janë identifikuar dhe shqiptuar katërmbëdhjet (14) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si dhe janë tërhjek dy vetuara.
Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim.”