Policia e Kosovës ka lëshuar një njoftim zyrtar lidhur me shpërndarjen e disa e-mailave të rremë, të cilët përmbajnë informacione të pasakta dhe të falsifikuara.
Këto e-maile pretendojnë se janë dërguar nga zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës dhe nga organizata të tjera ndërkombëtare si FBI, INTERPOL dhe Agjencia e Sigurisë Kibernetike. Ato përmbajnë njoftime të rreme që lidhen me “ftesa për arrestim” ose “detyrime urgjente për t’u paraqitur në selinë e Policisë së Kosovës”.
Policia ka sqaruar se këto informacione nuk janë dokumente zyrtare dhe se janë shpërndarë me qëllime mashtruese, duke paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes dhe të mos bien pre e këtyre tentativave për mashtrim.










