Policia e Kosovës ka shprehur mirëseardhje për bashkëatdhetarët. Ata kanë bërë thirrje për kujdes në komunikacion. Ndër të tjera kanë ftuar bashkëatdhetarët që ta lexojnë ligjin e ri, për t’i parë risitë.
Njoftimi i plotë:
Bashkatdhetarë të dashur, mirë se erdhët në vendin tuaj!
Për sigurinë tuaj dhe të familjes suaj, respektoni rregullat në trafik!
Shpejtësia, rripi i sigurisë, telefoni – gjithçka ka rëndësi.
Jemi këtu për t’ju mirëpritur dhe mbrojtur!
Lexoni risitë e ligjit të ri dhe ndihmoni që rrugët tona të jenë më të sigurta për të gjithë.