Policia e Kosovës, përmes patrullave policore po vazhdon angazhimin e saj në realizim të detyrave dhe aktiviteteve policore, që kan për qëllim ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe zbatimin e masave AntiCovid.
Qëllimi primar i PK-së vazhdon të mbetet zbatimi i Ligjit, respektimi i vendimeve të institucioneve të vendit, siguria e përgjithshme dhe parandalimi i përhapjes së pandemisë, e cila reflekton në interes të shëndetit publik!