Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) i ka dorëzuar Policisë së Kosovës pajisje profesionale në vlerë prej 440 mijë dollarësh. Ky donacion përbëhet prej shtatë skanerë dore dhe dy dronë.
Këto projekte janë financua nga Republika Federale e Gjermanisë me mbështetje edhe nga BE, të cilat do t’a ndihmojnë Policinë e Kosovës në kontrollin e armëve të lehta dhe të mesme.
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se trafikimi i armëve në Kosovë është i pranishëm, për çka tha se janë duke hartuar strategji për armët e vogla dhe të mesme.
Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Kosovë, Mario Suokko, tha se ky donacion nënkupton përkrahjen e Kosovës në fushën e sigurisë. Ajo pati fjalë të mira për Policinë e Kosovës, për të cilën tha se e kanë rritur numrin e armëve të konfiskuara.