Të nderuar qytetarë
Duke pasur parasysh që kohëve të fundit kemi informacione të ndryshme rreth mosregjistrimit të automjeteve në Kosovë po u sjell informacionet e sakta në mënyrë që mos të qarkullojnë statistika të cilat nuk kanë mbështetje institucionale dhe ligjore.
Njoftimi në media nga Shoqata e Siurimeve të Kosovës se janë mbi 110.000 automjete të paregjistruara nuk është real, duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për automjetet që janë të regjistruara që nga Nëntori i viti 1999. Jo të gjitha këto automjete që figurojnë në bazën e të dhënave si automjete të regjistruara mund të jenë në qarkullimin rrugor duke pasur parasysh se një numër i tyre mund të jenë jashtë përdorimit ose të shkatërruara pasi që pronarët e mjeteve nuk e kanë deklaruar vendqëndrimin e tyre.
Sipas të dhënave zrtare që kemi si MPB respektivisht Departamenti i Regjistrimit të Automjeteve janë 79.479 automjete që nuk i kanë vazhduar regjistrimet dy vitet e fundit. E që nuk mund ti konsiderojmë se të gjitha këto automjete janë qarkullimin rrugor, gjë që një numër i tyre mund të jenë të amortizuara.
Me ligjin për automjete Nr. 05/L-132 Janë paraparë dispozita ligjore që obligojnë pronarët e mjeteve, që për mjetet jashtë përdorimit që ta bëjnë ç lajmërimin duke prezantuar dëshminë e asgjësimit.
Ministria e Punëve të Brendshme / Departamenti për Regjistrimin e Automjeteve në bashkëpunim me policinë e Kosovës është duke punuar në atë drejtim që me akt nënligjor ti rregulloj procedurat për zbatimin e gjobave që parashihen me ligj, për pronarët e mjeteve që janë jashtë përdorimit e që nuk e paraqesin dëshminë e asgjësimit, apo deklaratën e lokacionit se ku ndodhet mjeti.