Veq punës dhe angazhimeve të vazhdueshme në ruajtjen e rendit publik dhe parandalimin e veprave të ndryshme penale, Stacioni Policor në Viti është duke realizuar edhe ekzekutimin e urdhëresave të lëshuara nga gjykata.
Sot me date 19.01.2022 patrulla policore pas grumbullimit të informatave rreth vendndodhjes së personit të kërkuar ka arritur që ta arrestoj personin E.Z(1995)e ta sjellë në SP në Viti.
I njëjti kërkohej në bazë të urdhëresave të gjykatës : ED.nr.775/20, PED.nr.351/21 dhe ED.nr.83/2020 dhe menjëher është dërguar në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 5 vite e tre muaj burg.