Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë mbajtur sot një ushtrim fushor.
Përmes këtij ushtrimi fushor të quajtur “ Veprimi i shpejtë”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi, njofton Policia.
Ushtrimi u përcoll nga afër nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it z.Lars –Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i.
Postimi i plotë:
Policia e Kosovës dhe EULEX-i mbajtën një ushtrim fushor të përbashkët në kampin “Vrella”
Sot, më datë 19.04.2022, në kampin “Vrella”, Policia e Kosovës dhe EULEX-i mbajtën një ushtrim fushor i cili u përcoll nga afër, nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme, z. Blerim Gashani, stafi i lartë menaxhues në krye me drejtorin e përgjithshëm të PK-së, z. Samedin Mehmetin, kryesuesi i misionit të EULEX-it z.Lars –Gunnar Wigemark si dhe përfaqësues nga KFOR-i të cilët ishin në cilësi të vëzhgueseve.
Përmes këtij ushtrimi fushor të quajtur “ Veprimi i shpejtë”, Policia e Kosovës me zyrtarët e saj të njësiteve speciale dhe të rendit publik dhe ato të njësiteve speciale nga EULEX-i, demonstruan aftësitë dhe shkathtësitë e tyre profesionale, në bashkërendim dhe komunikim të ndërsjellë, në rast të intervenimit dhe menaxhimit me situata të ndryshme në nivel vendi.
Duke realizuar trajnime dhe ushtrime të përbashkëta në nivele të ndryshme, po dëshmohet angazhimi dhe përkushtimi për të qenë profesional në veprimet e përbashkëta, të cilat kanë për qëllim ruajtjen e rendit publik, ofrimin e sigurisë ndaj vendit dhe qytetarëve pa dallime.
Me nga një fjalë rasti njësiteve policore dhe të pranishmëve iu drejtua drejtori i përgjithshëm z.Mehmeti dhe kryesuesi i misionit të EULEX–it z.Wigemark, të cilët vlerësuan angazhimin dhe përkushtimin e njësiteve policore si mjaft profesionale, ku me këtë u dëshmua se Policia e Kosovës dhe EULEX-i kanë kapacitete dhe janë të gatshme në reagime dhe veprime policore në situata të ndryshme të menaxhimit me turma, e ku synimi i përbashkët është ruajtja e rendit dhe sigurisë publike.