Policia e Kosovës ka konfirmuar vendosjen e dy barrikadave të reja në veri të vendit.
Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike në afëresi të Lagjes së Boshnjakve, ndërsa tjetra te vendi i quajtur Kershi i Dudes.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Kelani ka deklaruar se vendosja e barrikadave është bërë gjatë natës.
“Në veri të vendit, gjatë natës persona/grupe kriminale, kanë vazhduar vendosjen e barrikadave duke penguar edhe më tej lirinë e lëvizjes së lirë. Referuar informacioneve zyrtare janë vendosur edhe dy barrikada me mjete të rënda. Njëra prej barrikadave është vendosur në udhëkryqin te shkolla teknike, ndërsa tjetra është vendosur te vendi i quajtur Kershi i Dudes”, ka thënë Kelani.