Policia e Kosovës ka uruar sot qytetarët e saj në nder të 14 vjetorit të Pavarësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i PK-së Samedin Mehmeti ka falënderuar qytetarët e Kosovës për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të aktiviteteve policore, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z.Samedin Mehmeti, falënderon të gjithë qytetarët e Kosovës, për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve policore, me rastin e shënimit të manifestimit qëndror të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht drejtori Mehmeti, iu uron të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe punonjësve të policisë,14 vjetorin ditën e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në njoftim.