Policia e Kosovës ka publikuar një foto të ftesës për paraqitje në Polici të cilën thotë se ia ka dërguar Dardan Molliqajt.
Molliqaj u arrestua para futjes në emisionin Pressing në T7 nga Policia lidhur me protestën kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike që u mbajt të shtunën. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë për shkak të dyshimit për sulm ndaj zyrtarit policor.
Mirëpo zyrtarë të PSD-së kanë thënë se Molliqaj nuk ka pranuar urdhërarrest me rastin e arrestimit dhe kanë thënë se Policia gënjen kur thotë se kanë shkuar për ta kërkuar në banesë atë e pastaj ia kanë lënë një ftesë kur nuki e kanë gjetur aty.
Policia ka postuar këtë foto ku tregohet thirrja që i është bërë Molliqajt.