Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Kolonel Agron Rukiqi, së bashku me stafin menaxherial ka mbajtur një takim pune me Komandantët e Stacioneve Policore dhe Shefat e Njësive Rajonale për të analizuar raportin vjetor të punës për vitin 2024.
Kolonel Rukiqi theksoi se statistikat e raportit të vitit 2024 në krahasim me vitin 2023 tregojnë një rënie të konsiderueshme të kriminalitetit, duke përfshirë veprat penale dhe incidenteve të ndryshme për -1.1 %, uljen e rasteve të vrasjeve për -50 %, lëndime të rënda trupore për -37.5 %, vjedhjet për -12.3 %, vjedhje të rënda për 11.6 %, grabitjet për -54.5% e të tjera, gjë që reflekton në përmirësimin e dukshëm të situatës së sigurisë.
Një tjetër sukses është arritur në sigurinë e komunikacionit rrugorë. Masat parandaluese, patrullimet e shpeshtuara dhe ndërgjegjësimi i qytetarëve kanë ndikuar në uljen e aksidenteve rrugore, duke zvogëluar numrin e aksidenteve me pasoja fatale për -12.5 %, aksidente me lëndime trupore për -11.9 %, aksidente me dëme materiale -4.1%, ndërsa gjoba të shqiptuara në komunikacion +14.1%.
Kolonel Rukiqi nga të pranishmit kërkoj angazhime shtesë me qëllim të përmbushjes së detyrave dhe obligimeve policore në zbatimin e planeve të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme, rritjen e bashkëpunimit dhe qasjes më pro aktive me qytetarin, parandalimin, hetimin dhe zbulimin e veprimtarive kriminale me një mbikëqyrje më efikase dhe disiplinë në punë.
Falënderojmë për bashkëpunimin dhe angazhimin e përbashkët me institucione, media dhe në veçanti përkrahja dhe bashkëpunimi nga qytetarët, thuhet në njoftimi në policisë..