Policia e Kosovës (PK) me qëllim të informimit të medieve dhe opinionit publik, ka adresuar njoftim zyrtar, i cili ka të bëjë me një shkresë të pranuar përmes kanaleve zyrtare nga Zelanda e Re.
Shkresa zyrtare e pranuar nga Departamenti i Punëve të Brendshme i Zelandës së Re, i referohet tragjedisë së ndodhur në Christchurch, i cila u vlerësua si sulm terrorist, dhe me këtë rast Zelanda e Re është duke bashkëpunuar me partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, përfshirë edhe Policinë e Kosovës, që t’i largojë pamjet online në lidhje me sulmin.
Të njëjtit kanë konsideruar se pamjet e këtij sulmi janë të kundërligjshme dhe të pakëndshme, sipas ligjit të Zelandës së Re, andaj përmes partneritetit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me Kosovën, kanë kërkuar edhe ndihmë në largimin e këtij filmimi online të këtij sulmi dhe shpërndarjen e mesazhit të tyre.