Policia e Kosovës ka njoftuar se një 6 vjeçar ka vdekur në Verbicë të Kmetovcit në Gjilan si pasojë e lëndimeve që ka pësuar nga rrëzimi i dyerve të oborrit. Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se dyert e metalit të oborrit të shtëpisë ishin rrëzuar aksidentalisht dhe kishin lënduar një fëmijë të moshës gjashtë vjeç.“Të lënduarit fillimisht i është ofruar ndihma e parë në një spital privat. Sipas raporteve të mjekut gjendja e viktimës ishte e rëndë dhe se i njëjti është dërguar me urgjencë në QKUK, në Prishtinë për tretman të mëtejmë. Edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve si pasoj e plagëve të pësuara aksidentalisht nga rrëzimi i dyerve të metalit, nga QKUK na kanë njoftuar se fëmija ka vdekur”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia: Fëmija vdiq pasi aksidentalisht u lëndua nga dyert e oborrit
Ndani këtë artikull