Pak më parë Gazeta Sinjali raportoi për një sulm me armë në drejtim të policisë kufitare në Zubin Potok, respektivisht në fshatin Bube.
Atje u sulmua nga distanca patrulla statike e policisë.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës. Baki Kelani zëdhënës i policisë, për Gazetën Sinjali ka thënë se ende nuk dihet nëse rasti ka ndodhur në pjesën e Kosovës.
Ai tutje thotë se të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor.
“Bazuar në informacionet e deritanishme, mund të ju informojmë se në afërsi të fshatit Bube që gjendet në zonën kufitare Mitrovicë Veri, janë dëgjuar disa të shtëna me armë. Të shtënat nuk ndërlidhen me ndonjë rast policor dhe se ende nuk dihet se a kanë ndodhur në pjesën e Republikës së Kosovës apo të Serbisë. Policia e Kosovës është duke ndërmarr veprimet e saja policore”, tha Kelani.