Me 150 euro gjobë, dy pikë negative dhe ndalim vozitjeje në afat prej tre muaj, është dënuar një person i cili kishte bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë.
Kjo është bërë e ditur, nga Policia Rajonale e Gjilanit.
”Njësiti i komunikacionit rrugor falë bashkëpunimit me qytetarë, kanë identifikuar një kundërvajtës i cili duke drejtuar automjetin e tij në aksin rrugor Gjilan-Prishtinë, shihet duke bërë tejkalim në vijë të plotë, me të cilin veprim rrezikon pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe bie ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor”, thuhet në njoftim.
Tutje policia rajonale e Gjilanit kërkon nga qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet të njoftojnë policinë.