Policia e Kosovës ka hasur në dy shtetas të Shri Lankës në Përlepnicë të Gjilanit.
Policia e Kosovës fillimisht kanë pikasur në një veturë të cilën në momentin që deshën ta ndalonin ka shtuar shpejtësinë dhe ka tentuar të ik.
Në një largësi i dyshuari ka braktisur veturën që i përket një personi mashkull të Serbisë dhe ka ikur në këmbë.
Ndërkaq, në afërsi të veturës janë takuar dy persona meshkuj të cilët ishin pa dokumente.
“Në konsultim me prokurorin vetura është sekuestruar, ndërsa për shtetasit e huaj është njoftuar Njësia për Migrim të cilëve u është lëshuar vendim për qëndrim dy-javor në Republikën e Kosovës e më pas janë liruar. Rasti në hetime”, njofton Policia e Kosovës.