Të enjten rreth orës 00:00, në lagjen “Kamnik”, të Gjilanit, disa persona ishin përfshier në një rast gjuajtje me armë zjarri shkruan Radio Star.
Nga kjo ngjarje mund ti kushtonte me jetë tri familjeve të cilat jetojnë në atë pjesë ku ndodhi ngjarja, pasi plumbat e shkrepur kishin depurtuar në shtëpitë e tyre.
Burimet brenda Prokurorisë së Gjilanit, për Radio Star, kanë thënë se tashmë personat janë identifikuar dhe janë bastisur disa lokacioni, por personat e dyshuar gjinden në arrati.
Radio Star ka siguruar disa foto nga kjo ngjarje, shihen plumbat ku kanë deportuar në shtëpitë e banorëve dhe njëri nga ta ka treguar se në atë moment kur ka ndodhur ngjarja i është rrezikuar jeta e familjës së tij, e cila ishte e pranishme në atë pjesë të dhomës./radiostar/