Policia ka identifikuar personat e dyshuar dhe po punon për lokalizimin e vendndodhjes se tyre.
Sipas tyre
“aktualisht hetimet janë në fazë preliminare të rrethanave të këtij rasti dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për ndriçimin e plotë të rrethanave që e karakterizojnë këtë rast, përfshirë edhe intervistimin e cilit do person që në një ose mënyrë tjetër mund të jetë i implikuar në rast”, njofton Policia e Kosovës përcjellë Klan Kosova.
Ndërkohë Policia e Kosovës ka zgjeruar rrethin e hetimit dhe janë duke u kryer operacione të bastisjeve nëpër lokacione të ndryshme ku dyshohet se të dyshuarit mund të jenë fshehur për t’iu shmangur arrestit policor. Deri më tani nuk ka të arrestuar.