Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në fshatin Livoq të Komunës së Gjilanit.
Zëdhënësi në Policinë e Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka treguar se nga ky aksident kanë pësuar lëndime trupore katër persona, por fatmirësisht jo të rënda.
“Mund të konfirmojë se ka ndodhur një aksident trafiku në hyrje të Gjilanit. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta trupore katër persona. Të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësorë. Dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mos-përshtatjes së shpejtësisë”, ka thënë Hashani.
Më tutje, ai ka shtuar se rruga është liruar për qarkullim të automjeteve.